7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Gjenerallejtënant Jashari përmbyll vizitën zyrtare në Kanada me takimin e shefave të mbrojtjes

- Advertisement -

Në kuadër të vizitës zyrtare në Halifax, Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin përmbyllës të shefave të mbrojtjes nga shumë vende të botës.

Ky takim u organizua nga Shefja e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Jennie Cagninan, me pjesëmarrjen e homologëve nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Gjeneral Jasharin.

Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen ide dhe pikëpamje për sfidat globale të sigurisë.

Gjeneral Jashari prezantoi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar ndikimet e luftës në Ukrainë në stabilitetin e Evropës Juglindore.

Ai gjithashtu zhvilloi takime bilaterale me homologët nga Estonia, Gjeneralmajor Andrus Merilo, dhe nga Holanda, Gjeneral Onno Eichelsheim, ku diskutuan çështje me interes të përbashkët.

Ndër pjesëmarrësit e tjerë në takim ishin edhe Zëvendësshefi i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut, Gjenerallejtënant Kim Bong Su, dhe Shefi i Planifikimit të Forcave të Armatosura të Japonisë, Gjeneralmajor Nobutaka Minamikawa.

Në përfundim të takimit, Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneral Cagninan për mikpritjen dhe organizimin, duke e ftuar për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo ftesë synon të thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy forcave të armatosura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit