Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar listën e saj përfundimtare të kandidatëve për deputetë, e cila tashmë është gati për t’u dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ndër 110 kandidatët e listës është edhe Xhevair Geci, një gjeneral i njohur nga rajoni i Drenicës. Ai mban numrin 35 në këtë listë.
Geci është duke gëzuar një mbështetje të madhe në Drenicë, ku njihet për angazhimin dhe kontributin e tij të gjatë për vendin.
Kandidatura e tij pritet të jetë një forcë shtesë për PDK-në në këto zgjedhje.