Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Xhevahir Geci, ka marrë mbështetje nga Dobrosheci i Drenasit dhe Klina e Mesme e Skenderajt për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me këtë rast, ai ka falënderuar banorët e këtyre dy fshatrave për mbështetjen.
“Në Dobroshec të Drenasit dhe në Klinë te Mesme, pata kënaqësinë të takoj qytetarë të përkushtuar dhe entuziastë për ndërtimin e një Kosove më të mirë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Geci në Facebook.