19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Gjeneral Nuredin Lushtaku e mohon së do të jetë kandidat i PDK’së: Lajm i pavërtetë dhe tendencioz

- Advertisement -

Pas raportimit në media se Lista Ideal dhe PDK në Skenderaj ka nisur negociatat për marrëveshje dhe së të njëjtit janë duke u ndërmjetësuar nga dy komandant të respektuar të qytetit të Skenderajt, kreu i listës IDEAL, Gjeneral Nuredin Lushtaku e ka mohuar një gje të tille.

Ai në një letër sqaruese ka njoftuar së ai nuk do të jetë kandidat për deputet i PDK’së dhe së lajmi ishte tendencioz dhe i pavërtetë.

Postimi i plotë i Nuredin Lushtakut:

Pas një lajmi të publikuar dje nga portali Rajoni, se gjoja unë do të jem kandidat i mundshem për deputet nga radhet e PDK-së, e kam për obligim të ju njoftoj se ky është një lajm i pavërtetë dhe tendencioz, i cili e ka burimin te disa individë brenda PDK-së në Skënderaj, të cilët nuk po munden në asnjë formë t’i thyejnë përkrahësit e IDEALIT, dhe kësisoj po përdorin politika propaganduese për të krijuar mjegull tek qytetarët e Skënderajt.

Andaj, nëpërmjet këtij reagimi i bëj thirrje të gjithë përkrahësve të IDEALIT që të vazhdoni të qëndroni stoikisht dhe të pathyeshem sepse rruga jonë politike do të vazhdojë përpara duke u mbështetur mbi parime të ndershme politike, dinjitet dhe në interesin e qytetarëve të Skënderajt.

Çdo vendim politik për rrugën e IDEALIT në zgjedhjet nacionale te 9 Shkurtit 2025 do të jetë i përbashkët dhe në interesin e qytetarëve të Skënderajt.

Asnjëherë nuk do të marr vendime pa u konsultuar me secilin anëtar të IDEALIT.

N.L

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit