Gjeneral Jashari pret ambasadorin britanik, theksohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

- Advertisement -

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim delegacionin britanik të udhëhequr nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, gjenerali Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së, aktivitetet, operacionet dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të forcës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë FSK-së në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, si dhe u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit profesional në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të liderëve dhe njësive të FSK-së, me synim rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionalizmit.

Në përfundim të takimit, ambasadori Hargreaves vlerësoi lidershipin e gjeneral Jasharit në udhëheqjen e proceseve zhvillimore të FSK-së, ndërsa të dyja palët u zotuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

 

Të ngjashme

Të fundit