Është gjetur shtetasi i huaj, i cili ishte humbur dje në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ai është gjetur në gjendje stabile shëndetësore.
“Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka pasur të ftohtë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, atij iu është dhënë ndihma e parë, është ngrohur e ushqyer, pastaj është evakuuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës.
Personi në fjalë gjatë një aktiviteti bjeshkatar në zonën e qendrës skitare të Brezovicës (luginën e majës së Livadheve), në llogaritje jo të duhur të kohës dhe mungesë të pajisjeve adekuate, shkaku i errësirës kishte humbur orientimin.
Pas një kohë të shkurtë është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate.