Një qytetar në Podujevë ka raportuar në polici se ka gjetur një familjar të tij pa shenja jete në Batllavë, shkruan Reporteri.net.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi:
HETIM I VDEKJES
Batllavë, Podujevë 20.04.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.