Sot në mëngjes, një burrë i moshës 57-vjeçare është gjetur pa shenja jetë pranë shtëpisë së tij në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rrethanat për vdekjen e personit në fjalë janë duke u hetuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.