Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Rahovec, policia nis hetimet

- Advertisement -

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Rahovec, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në raport shtohet edhe se, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe se, rasti është nën hetime.

‘‘HETIM I VDEKJES

Rahovec / 22.06.2026 – NN. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore’’, thuhet në raport

Të ngjashme

Të fundit