Lajme

Gjendet i vdekur një person në Graçanicë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

By GAZETA SCANNER 1

November 19, 2023

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Graçanicë, rreth orës 21:40.

Njësitet policore pas pranimit të informatës se një person është pa shenja jete, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, njofton policia.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë cal-9mm, e cila dyshohet se është përdorur.