17.5 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Gjendet i vdekur një burrë, në shtëpinë e tij në Prizren

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh, ndërkaq viktima është gjetur nga të afërmit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

“Prizren, 18.01.2022 – 19:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm  në shtëpi,  nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit