Një 40 vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën, në shtëpinë e tij në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija.
“Sot rreth orës 11: 55 në rrugën ‘Xhevë Lladrovci’ është gjetur një trup i pajetë mashkulli rreth 40 vjeç. Në konsultim me prokurorin është inicuar rast hetimi i vdekjes.”, ka thënë Alija.
Trupi i pajetë i 40-vjeçarit është dërguar për obduksion.