Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se qytetarët kanë hasur në mbetje mortore në veriun e Kosovës.
Në njoftim thuhet se pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor I IML-së ka tërhequr mbetjet mortore për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.
“Komisioni do t’iu njoftoj pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njejtat janë më interes forcenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.