Gërmimet në Tusuz u kryen në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamentit Special.
“Lokacioni në Tusuz të Prizrenit është lokacioni i trembëdhjetë i adresuar në kuptim të gërmimit vlerësues gjatë këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.
Dje, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz, në Skenderaj, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që potencialisht thuhet se mund të jenë të personave të zhdukur.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më pas njoftoi se në Prekaz të Poshtëm u gjetën mbetjet mortore të tre individëve.
“Ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë. Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor.