Gjashtë vite qëndresë për drejtësi dhe të vërtetën!

- Advertisement -

Shkruan: Ardian Bajrktari

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë qe gjashtë vite në paraburgim.

Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e gjatë, ku paraburgimi, për pjesën dërmuese të kësaj kohe, ka qenë masë absolutisht joproporcionale, duke e shndërruar pritjen për drejtësi në një sprovë të rëndë njerëzore dhe juridike.

Për gjashtë vite, ata u përballen me dinjitet me këtë proces të padrejtë gjyqësor, qëndruan për të vërtetën dhe drejtësinë, për të cilën ende duhet luftuar.

Kjo është sfidë, kjo është sakrificë. Por jo çdokush e ka fatin që në etapa të ndryshme të historisë, t’i kontribuojë së njëjtës kauzë, ndonëse me metoda dhe në rrethana të ndryshme.

Lum ata që ishin në anën e duhur të historisë!

Të ngjashme

Të fundit