“Gjakun e dëshmorëve e futën në pazar për presidentin”, Nait Hasani “godet” Bedri Hamzën: Shkelja më e rëndë që do t’i mbetet në ndërgjegje

- Advertisement -
Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka kritikuar ashpër kushtëzimin e miratimit të Ligjit për Specilaen me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar këtë veprim si një “pazar të dakorduar”.

I ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin”, Hasani ka deklaruar se pavarësisht të metave që mund t’i ketë ligji, kërkesa e protestuesve, organizatorëve dhe PDK-së ka qenë që ai të miratohet.

Sipas tij, kushtëzimi i ligjit përmes çështjes së presidentit dhe përdorimi i gjakut të dëshmorëve në këtë proces politik janë të papranueshme.

“Pavarësisht të metave që i ka ose mund t’i ketë ligji, kërkesa e protestuesve, e organizatorit dhe e PDK-së ka qenë që ligji të miratohet. Kushtëzimet që janë bërë përmes presidentit dhe ligjit, përmes gjakut të dëshmorëve duke shti në pazar për presidentin, për mua janë të papranueshme. Shkelja më e rëndë që do ta ketë në ndërgjegje Bedria gjithë kohën do të jetë pazari i presidentit për ligjin”, ka deklaruar Hasani.

Të ngjashme

Të fundit