Konzorciumi “ALB Architect & North West” është shpallur fitues i dy lotëve të tenderit të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, për projektimin dhe mbikëqyrjen për renovimin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ndonëse oferta financiare e tyre ka qenë dukshëm më e shtrenjtë se e operatorëve tjerë.
Sipas dosjes së tenderit, në lotin 1 të këtij tenderi është shpallur fitues “ALB Architect & North West” me një ofertë financiare prej nmë shumë se 198 mijë euro, ndonëse oferta më e lirë për këtë lot ka qenë për 39 mijë euro, saktësisht 159 mijë euro, raporton Front Online.
Edhe lotin e dytë të këtij tenderi e ka fituar i njejti konzorcium me një çmim prej mbi 142 mijë euro, ndonëse edhe për këtë lot oferta më e lirë ka qenë vetëm 90 mijë euro, apo 52 mijë euro më e lirë se oferta fituese.
Ministria e Drejtësisë, përkatësissht Shërbimit Korrektues e kanë shpallur fitues për të dy lotet konzorciumin “ALB Architect & North West” me ofertën prej më shumë se 340 mijë euro, edhe pse ofertat më të lira për të dy lotet e tenderit kanë qenë vetëm 250 mijë euro, apo rreth 90 mijë euro më të lira se konzorciumi fitues,