18.8 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Giroud njofton pensionimin nga Kombëtarja e Francës

- Advertisement -

Legjenda e Francës, Olivier Giroud, ka njoftuar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar, pak ditë pasi kombëtarja e tij u eliminua në gjysmëfinale të EURO 2024 nga tashmë kampioni, Spanja.

Sulmuesi kishte treguar para fillimit të kompeticionit se EURO 2024 do të ishte ‘Last Dance’ në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, ndeshja e fundit e sulmuesit veteran për Francën përfundoi me një disfatë kundër Spanjës në gjysmëfinale dhe me një eliminim nga gara.

Olivier GIROUD france-20240326

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Chelseat u largua nga futbolli ndërkombëtar si një nga më të mirë në historinë e Gjelave. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Francës me 57 gola në 137 paraqitje, gjë që e bën atë lojtarin e tretë me më shumë paraqitje në vend pas Hugo Lloris dhe Lillian Thuram.

Duke postuar në Instagram, 37-vjeçari ndau një mesazh ku shkruhej: “Një faqe po kthehet tani… Unë po fluturoj drejt aventurave të tjera. Tani e tutje, po bëhem mbështetësi i parë i Francës. Ky ekip francez që kam shërbyer për 13 vjet do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në zemrën time është krenaria ime më e madhe dhe kujtimi im më i bukur”.

Ish-sulmuesi i Milanit i është bashkuar skuadrës amerikane LAFC në MLS, këtë verë si lojtar i lirë. Ai pritet të bëjë një pushim të shkurtër përpara se të debutojë për klubin e tij të ri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit