28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Gërxhaliu: Superpuna zhgënjim dhe demotivim për të rinjtë kosovarë

- Advertisement -

Nga Safet Gërxhaliu

Mungesa e një strategjie zhvillimore apo e një plani nacional për zhvillim të qëndrueshëm krijon hapësira manevruese dhe eksperimentuese me prapavi politike dhe jo sociale e ekonomike.
Është utopike të mendohet se pa zhvillim ekonomik dhe sektor të fuqishëm privat mund të arrihet stabiliteti social dhe të rritet punësimi.

Dialogu publiko privat, investimet e huaja dhe stabiliteti politik janë parakushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e këto Kosovës i mungojn aktualisht.
Nuk zgjidhet problemi i papunësisë me vendime ad hoc dhe me qasje politike.

SuperPuna është promovuar politikishtë por me se paku ka luajtur rolin për çfarë është krijuar dhe për çfarë promovohet nga Qeveri.

Shifra shumë të larta të aplikimeve që aplikojnë aty (sipas tyre) ndërsa as 10% të tyre nuk ftohen as në intervistë të parë, i bie që vetëm për keqpërdorime të fondeve të shpallen shumica e konkurseve.
Në disa konkurse u kërkohet të kenë diploma të fakulteteve plus përvojë pune paraprake nga kandidatët, ndërsa kriteri kryesor nga Super puna është që mosha e tyre duhet të jetë 18-29 vjeçare, dhe lind pyetja kur me përfundu fakultetin e me i bë përvojën p.sh. 5 vite para aplikimit? Sidomos fakultetet më të vështira apo me afat të gjate, aq më pak nëse nuk ftohen as në i intervista që aplikojnë.

Thuhet që nuk ka kuadro të reja në Kosovë, se punë dhe paga ka, në rastin konkret nga një konkurs i një biznesi, aplikojnë mbi 25 kandidatë, dhe nga aty ka kandidatë që kanë diplomuar jashtë Kosovës dhe janë kthy dhe kanë punuar në markete apo fast food me pagë minimale që lejon ligji. Pastaj mbi 80% e këtyre kandidatëve falënderohen që janë ftuar në intervistë dhe tregojnë që është hera e parë që u ftuan për interviste nga mbi 20 aplikime që kanë bërë deri tani.

Nga një proces i tillë, përfitimet janë kryesisht në favor të pronarëve të bizneseve private, ndërsa suksesi i procesit mbetet i kufizuar. Kompanitë janë kryesisht të përqendruara në legalizimin e punëtorëve të pa legalizuar ekzistues, dhe jo në punësimin e të rinjve. Për më tepër, vetë procesi nxjerr në pah mosfunksionimin dhe burokracinë e administratës shtetërore, me vonesa deri në 2-3 muaj për ekzekutimin e pagesave.

Një qasje e tillë e gabuar vetëm de motivon të rinjtë që janë aset dhe vlerë e Republikës së Kosovës dhe pas këtij zhgënjimi çka ju mbetet tjetër përveç për të u larguar nga Kosova me bilet një drejtim-she.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit