9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Gërxhaliu: Diskursi i pamatur politik po i frikëson investitorët

- Advertisement -

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, e ka shprehur frikën e tij që diskursi i pamatur politik në Kosovë po i tremb investitorët potencial drejt investimit në vendet e rajonit.

“Kemi një diskurs apo një debat politik që në aspektin psikologjik shumë më tepër ndjell frikë, bile pesimizëm dhe skepticizëm. Besoj që është një situatë e cila e dëmton zhvillimin ekonomik, nxit ikjen nga Kosova, e demotivon biznesin Kosovar për të investuar në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Dhe unë sot do të isha personi më i lumtur para juve t’i numëroj pesë investitorë të huaj të cilët kanë investuar në Kosovë, jo më shumë se një milion, jo më shumë se 20 vende të punës, por janë brende dhe kompani evropiane dhe amerikane”.

“Prandaj, kam druajtje që me këtë debat dhe me këtë frikë që po mbillet nga diskursi i pamatur politik në Kosovë, shumë më tepër promovohen investimet në vendet e rajonit se sa të mbesin në Kosovë dhe të vijnë në Kosovë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit