Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Mitrovicë: Sundimi i ligjit është forca e vërtetë e Republikës

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, sot ka vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku u prit nga Kryeprokurori Njazi Rexha dhe stafi i prokurorisë.

Gjatë takimit u diskutua për funksionimin institucional të sistemit prokurorial, si dhe punën e sfidat në garantimin e efikasitetit dhe koordinimit në trajtimin e lëndëve.

“Reforma në drejtësi përmes pakos prej pesë ligjeve dhe nevoja për rritje të llogaridhënies në sistemin prokurorial, janë shtylla kyçe të forcimit dhe thellimit të sundimit të ligjit e të forcimit të integritetit institucional. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, si parakusht për rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve në drejtësi”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

Ajo shtoi se shteti i së drejtës nuk ndërtohet me deklarata, por me vendosmërinë për ta zbatuar ligjin pa përjashtim.

“Kur askush nuk është mbi ligjin, Republika fiton forcën e saj më të madhe, besimin e qytetarëve. Sundimi i ligjit është forca e vërtetë e Republikës! Në Kosovë, ligji është standardi i vetëm i barazisë”, përmbylli Ministrja Gërvalla, teksa ritheksoi se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin.

Të ngjashme

Të fundit