11.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, nesër përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Nju Jork ku do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përmes një komunikate për mdia, MPJ ka dhënë detaje rreth asaj që do të flasë Gërvalla.

“Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Ministrja Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Ndryshe, seanca mbahet nesër dhe fillon nga ora 16:00 sipas orës lokale të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit