Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria përmes një postimi në Twitter.
“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftimin e MPJD-së