Kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila drejton partinë e themeluar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se mospajtime mes tyre.
Të premten në “DPT të Fidani” ajo ka deklaruar se “nuk është e interesuar t’i fryjë më shumë mospajtimet”.
“Unë aspak nuk jamë e interesuar t’i fryj më shumë se sa që janë disa mospajtime që kemi, sepse unë mendoj që çdokush që harron për çfarë jemi votuan, gabon. Qytetarët nuk na kanë votu për shoqëri, na kanë votu që t’i realizojmë premtimet tonë, me entuziuazëm me votë referendum. Sa më pak që iu frymë disa mospajtimeve që ekzistojnë, më lehtë vazhdon secili punën e tij.” – ka thënë ajo.
Tutje, Gërvalla ka deklaruar se “nuk i kanë pëlqyer mesazhet me këngët e Dafina Zeqiri”.
“Unë, e din fort mirë, nuk dërgoj mesazhe indirect, shquhem si person, prandaj edhe një spekulim që ka ndodhur jo tha Dafina Zeqiri kështu, jo ashtu, edhe ajo nuk më ka pëlqyer fare…Unë nuk dërgoj mesazhe indirekte, nuk dërgoj mesazhe përmes këngëve, e them ashtu siç mendoj.” – u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme.