17.6 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Gërvalla pas deklaratës së Osmanit për ambasadorin Berishaj: S’ka fakte, padrejtësi e madhe të shkarkohet

- Advertisement -

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka folur pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për skandal financiar.

Për të, presidentja tha se “duhet të largohet nga detyra”.

Megjithatë, sipas ministres së Punëve të Jashtme, është padrejtësi që Berishaj të shkarkohet për shkak të “spekulimeve në media”.

“Kemi biseduar atëherë kur u ngritën disa spekulime mediale, me kërkesë të saj dhe kryeministrit, kam kërkuar nga institucionet në shtete të ndryshme se a ka fakte, a ka dëshmi. Nuk ka pasur fakte dhe dëshmi, prandaj ne nuk e kemi shkarkuar një ambasador, nuk mund ta shkarkosh vetëm për spekulime mediale, duhet të bazohesh në dicka, është padrejtësi e madhe bazuar në disa media që spekulojnë për gjithçka.” – ka thënë ajo, transmeton Nacionale.

Tutje, Gërvalla shtoi:

“Prej atij momenti nuk kemi folur më për këtë temë, unë në vazhdimësi kam qenë shumë e kujdesshme sa herë që është ngjallur disi ky debat në media, ka qenë edhe në Komisionin Parlamentar ku ka biseduar me deputetët, që janë ndarë të kënaqur, kanë lavdëruar prezencën e tij.

Sa herë ngjallet ky debat ngapak, sigurohem që nuk kemi fakte të reja, nuk kemi as të reja as të vjetra, ne vazhdojmë me ambasadorin Berishaj, por spekulimet…”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit