10.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Gërvalla paralajmëron për rreziqe nga Venezuela edhe në Ballkan, përmes “satelitëve të Rusisë”

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Venezuela po tenton shtrirjen në Ballkan përmes satelitëve të Rusisë.

Në një takim të ftuar nga Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrja e  Punëve të Jashtme të Republikës së Argjentinës, Diana Mondino  në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ajo tha se Kosova mbështet përpjektket për ndaluar liderët jo-demokratikë.

“Ministrja Gërvalla shprehu qëndrimin e Kosovës në mbështetje të përpjekjeve për të ndaluar liderët jo-demokratikë në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës. Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit