9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Gërvalla në Gjermani: Viti 2023 më i suksesshmi për nga zhvillimi ekonomik

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka përmbyllur vizitën në Gjermani dhe ka marrë pjesë në diskutimin me përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë të Bundestagut gjerman dhe shoqërisë civile, të organizuar nga Fondacioni “Körber”.

Përmes një komunikate për media të MPJD, Gërvalla ka thënë se në këtë takim ajo ka prezantuar të arriturat e mëdha të Kosovës.

“Gjatë prezantimit të saj Ministrja Gërvalla foli për të arriturat e mëdha të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023, duke e cilësuar si vitin më të suksesshëm jo vetëm në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por sidomos  edhe zhvillimin ekonomik, duke shpalosur edhe proceset e saj integruese në mekanizmat ndërkombëtarë”, ka shkruar MPJD në komunikatën për media.

Në komunikatë thuhet se Ministrja Gërvalla i informoi të pranishmit për veprimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon, duke përmendur sulmet e vazhdueshme në veri të Kosovës. /Lajmi.net

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit