9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Geci: PDK e VV kanë bërë koalicion, Hamza president, Kurti kryeministër

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, sipas informacioneve që ai ka kanë bërë koalicion për zgjedhjet e ardhshme.

Madje, ai ka thënë se këto dy parti janë marrë vesh edhe për dy postet kryesore shtetërore, presidentin dhe kryeministrin.

Bedri Hamza i cili nga PDK është nominuar për kryeministër, sipas Gecit do të jetë president i vendit, kurse Albin Kurti do të vazhdojë edhe një mandat në krye të ekzekutivit.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, ka thënë se formimi i Asociacionit është një nga arsyet se përse këto dy parti do të bashkëqeverisin.

“PDK dhe VV-ja kanë bërë koalicion sipas informatave që kam brenda tyre. Bedri Hamza do të jetë president dhe Albin Kurti, kryeministër. Kjo do të bëhet sepse duhet të bëhet Asociacioni dhe pa këto parti nuk mund të bëhet”, ka thënë Geci.

Geci ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lufta do të jetë për vendin e dytë dhe sipas tij, LDK-ja e cila ka trend të rritjes do të dalë e dyta dhe LVV-ja e para.

Takimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me Albin Kurtin, pas ftesës që kryeministri u bërë partive opozitare, e ku vetëm Krasiniqi ju përgjigj, ishte vlerësuar si një afrim i këtyre dy partive.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit