Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, lidhur me proceset zgjedhore dhe gjendjen politike në vend ka thënë se me një buxhet të madh zgjedhor do të ishte e mundur të ndryshohej rezultati edhe në vende me demokraci të konsoliduar.

Ai tha se me 300 milionë euro “siç i pati VV-ja”, do t’i fitonte edhe vetë zgjedhjet, madje edhe në Gjermani.

“Me m’i dhënë mua 300 milionë euro, t’i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani. 300 milionë euro me i pas si VV-ja thesarin e shtetit që me i lëshua në muajin e zgjedhjeve, në Gjermani i fitoj zgjedhjet. Problemi është që LDK-ja  ka qenë e atakuar prej të gjitha anëve. Në njërën anë nga PDK-ja dhe në anët tjetër nga VV-ja. Por, sido që të jetë, ne e kemi këtë rezultat zgjedhor, ky që është dhe nuk mund ta ndërrojë askush”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se LDK-ja, sipas tij, ka qenë vazhdimisht nën sulme politike nga të gjitha anët, andaj ka rezultuar e treta me radhë në zgjedhjet e 7 qershorit.

“LDK-ja është e vetmja parti që mendimet ndryshme brenda saj pranohen edhe për ata që ‘ngrehin mbrapa’ mbahen brenda”, deklaroi ai.

Sa i përket bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, Geci u shpreh se nuk ka pritur rezultat më të madh në zgjedhjet e fundit, duke shtuar se pritjet e tij kanë qenë më të larta për zgjedhjet e shkurtit.

“Nga bashkimi me Vjosa Osmanin nuk kam prit rezultat më të madh në këto zgjedhje, rezultat më të mirë kam prit në zgjedhjet e shkurtit,” deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit