Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka pretenduar se lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kishte thënë një ish-ministri se nuk jep dorëheqje edhe nëse ndahet LDK-ja.
Gecaj tutje tha se e beson plotësisht që Abdixhiku është në gjendje ta ndajë LDK-në dhe të mos largohet nga posti i kryetarit.
“Personalisht, nuk e kam të vështirë ta besoj këtë deklaratë. Përkundrazi, e besoj plotësisht, sepse kam informacione të sigurta se, para se t’i bashkohej LDK-së, ai kishte shqyrtuar themelimin e një partie të re, por ishte këshilluar nga disa miq që të hynte në LDK dhe ta “merrte kalanë nga brenda.”
Ndërsa ngriti alarmin që pa dorëheqjen ose shkrakimin e Abdixhikut, LDK po shkon drjet shpërbërjes,
“Zgjidhjet janë të qarta: ose dorëhiqet apo shkarkohet kryetari ose partia tanimë e përçarë ndahet sërish dhe shkon drejt shpërbërjes së plotë!”, shkroi ai.
Gecaj bëri thirrje delegatëve që të mos sakrifiokohet partia për teka të një personi.
“AMAN, DELEGATË, MOS LEJONI NDARJEN E LDK-së!
Mos e sakrifikoni partinë për qejfet, inatet dhe ambiciet e një individi. Sipas informatave të publikuara nga një gazetar, kryetari Lumir Abdixhiku i paska thënë një ish-ministri të LDK-së: ‘Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje.’ Personalisht, nuk e kam të vështirë ta besoj këtë deklaratë. Përkundrazi, e besoj plotësisht, sepse kam informacione të sigurta se, para se t’i bashkohej LDK-së, ai kishte shqyrtuar themelimin e një partie të re, por ishte këshilluar nga disa miq që të hynte në LDK dhe ta ‘merrte kalanë nga brenda’”, ka shkruar Gecaj.






