29.5 C
New York
Monday, July 15, 2024

Buy now

Gazetarja e Bloomberg e zë ngushtë Kurtin: Si do t’i zëvendësoni fondet që s’po iu vijnë për shkak të sanksioneve?

- Advertisement -

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka pasur një eksperiencë të papëlqyeshme në intervistë me gazetaren Francine Lacqua në emisionin “The Pulse” në median Bloomberg, ku është pyetur për dinarin serb, sanksionet e Bashkimit Evropian, situatën në Veri, Asociacionin dhe çështje të tjera.

Në pyetjet precize të gazetares për çështjet specifike, Kurti nuk ka pasur përgjigje konkrete, përveç se ka gjeneralizuar, në disa raste duke dhënë edhe shifra fiktive se si në Kosovë janë shtuar vendet e punës për 18 për qind prejse e ka marrë ky pozitën e kryeministrit dhe se ka pasur rritje ekonomike çdo vjet nga gjashtë për qind.

Por, momenti më i sikletshëm ishte kur gazetarja pyeti Kurtin se me çka po i zëvendëson milionat e humbur nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Si i zëvendësoni fondet që po iu mungojnë?”, pyeti Francine Lacqua për t’u ndeshur me një përgjigje krejtësisht të paqartë të Kurtit.

“Ne po financojmë programe”, tha Kurti, duke mos i dhënë emër asnjë prej këtyre programeve.

Pastaj tha se qeveria po jep “benefite sociale, grande për shëndetësi, për edukim, për pensione”, duke aluduar në shumat e njëhershme që ka ndarë qeveria, por pyetja nuk ishte për skemat sociale, po për zëvendësimin e parave që Kosova nuk po i merr për shkak se është nën masa shtrënguese.

Kurti më pas, duke e pasur të vështirë të përgjigjet, bëri edhe një gafë, duke i thënë gazetares se për serbët e Kosovës kujdeset edhe Serbia.

“Ata marrin shtesa gjithashtu edhe nga Serbia”, pohoi.

Ai u pyet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe si po shkojnë përgatitjet për themelimin e këtij institucioni.

Prapë, një përgjigje e çalë e kryeministrit kosovar.

Prapë, një përgjigje e çalë e kryeministrit kosovar.

“Asociacioni është kthyer në të ashtuquajturën vetë-menaxhim i komunitetit të serbëve të Kosovës”, tha Kurti dhe më pas vazhdoi duke treguar se si është Serbia që nuk po i respekton pikat e marrëveshjes së arritur me Kosovën në Bruksel me 27 shkurt të vitit të kaluar.

Në një moment tjetër Kurti u lëshua në disa shifra, për të cilat nuk dha burime, thjesht i prezantojë si të vërteta të qeverisjes së tij.

“Punësimi në krahasim me tri vjet më herët është rritur për 18 për qind, prandaj duam të gjitha komunitet të përfitojnë nga rritja ekonomike në Kosovë, që është rreth 6 për qind mesatarisht për çdo tri vjet”, deklaroi Kurti.

E gjitha intervista e Kurtit me gazetaren italiane, Francine Lacqua, ishte e tillë, me paqartësi, pasiguri në përgjigje dhe pa përmbajtje në shpjegime.

Kjo është intervista e plotë:

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit