Gazetari Vehbi Kajtazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ministria e Bujqësisë, ka dërguar 25 inspektorë të AUV në qumështoren Vita, siç ka thënë ai, ‘’për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e pranimit të qumështit’’.
Kajtazi, në postimin e tij, ka thënë edhe se, kjo çfarë po ndodh në këtë qumështore, ‘’është paralajmëruar kohë më parë’’, dhe se, sipas tij, ‘’arsyeja është se Vita i përket familjes Devolli’’.
Postimi:
Pushteti kriminal i Albin Kurtit i eshte versulur qumeshtores Vita kete pasdite ne Istog ne perpjekje per ta mbyllur.
Ministria e udhehequr nga reketashi Armend Muja ka derguar 25 inspektore te AUVK ut per ta mbyllur qumeshtoren me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasine e pranimit te qumeshtit nga 1 korriku 2026 per shkak te mungeses se tregut.
Ajo qe po ndodh ne Istog eshte paralajmeruar shume kohe me pare nga ky regjim. Arsyeja eshte se Vita i perket familjes Devolli.
Pos inspektoreve, aty kane shkuar edhe stafi politik i Armend Mujes.






