5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gazetari i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

- Advertisement -

Michael Martens, gazetar i prestigjozes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielen, zbuloi se disa liderë evropianë, posaçërisht në Gjermani e Francë, flasin për mundësinë e shtyrjes së vendimmarrjes në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Megjithatë, në Berlin dhe Paris – por edhe në kryeqytete të tjera – duket se ekzistojnë qarqe që synojnë të injorojnë votën e qartë të deputetëve të tyre dhe në vend të kësaj ta shtyjnë votimin mbi aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës”, shkroi Martens duke komentuar mbi sugjerimet që avancimi drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të jetë kusht për Kosovën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe – duan lëvizje reale drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, posaçërisht dërgimin e një draft-statuti për këtë mekanizëm në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përpara se ministrat në Këshillin e Evropës të bien dakord për pranimin potencial të Kosovës.

“Para se të votohet për aplikimin e Kosovës, ajo duhet të lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të siguruar të drejtat e pakicës serbe. Duket se kjo linjë mendimi ekziston edhe në kancelarinë e Gjermanisë. Por, kjo kërkesë s’do të thotë asgjë tjetër veçse t’i jepet Serbisë e drejta e vetos kundër pranimit të Kosovës”, shkroi mes tjerash Martens.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit