9.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Gaxherri: Për fajin e Qeverisë së Kosovës, Serbia po vlerësohet palë konstruktive nga ndërkombëtarët

- Advertisement -

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria e Kosovës me veprime të saja ka bërë që Serbia të duket më konstruktive dhe në situatë më të favorshme para ndërkombëtarëve.

Ajo ka thënë se edhe pas sulmit në Banjskë ku Serbia tregojë qëllimet, Kosova prapë është vlerësuar në tryeza të diskutimeve si pala e padëgjueshme.

Sipas Gaxherrit, janë të pafalshme veprimet të cilat e eklipsojnë Serbinë, e cila siç ka thënë ajo ‘nuk e ka fshehur asnjëherë qasjen e saj agresive ndaj Kosovës’.

“Qasja e qeverisë aktuale të Kosovës është për herë të parë ndryshe dhe shumë e dëmshme. Serbia është një shtet agresiv. Agresivitetin e vet dhe atë mënyrën , qasjen e saj ndaj Kosovës nuk e kanë fshehur edhe me sulmin e vitit të kaluar, nuk është fshehur as pas asaj që mund të bëjë sulm terrorist dhe me gjithë këtë sjellje të Serbisë, ne të bëjmë veprime të tilla që të eklipsohet Serbia dhe ne të jemi në tavolina, në tema, në diskutime, se Kosova është e padëgjueshme, se Kosova nuk po bashkëpunon, ose se Kosova nuk po koordinohet kjo është e pafalshme. Ekskluzivisht ka faj Qeveria e Kosovës ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit