14.1 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Gati rikthimi në Premier League, Harry Kane në listën e “gjigantëve” anglezë

- Advertisement -

Duket se “mallkimi” po vazhdon edhe në Bundesliga, pavarësisht prestigjizit të fanellës, që mban mbi shpatulla. Harry Kane nuk po kalon kohën më të mirë te Bayern Munich e për ta “rregulluar” duket se mendojnë “Blutë” e Chelsea, të cilët duan të rikthejnë sërish “bomberin” anglez, në Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, bordi i “Londinezëve” po monitoron situatën e qendërsulmuesit anglez te “Bavarezët” me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij, për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë, me ish-“yllin” e Tottenham, që nuk ka arritur të përshtatet në Bavari.

Kane nuk është i lumtur pavarësisht 37 golave ​​dhe 12 asistimeve të realizuara në 35 paraqitje sezonale, prandaj ideja e Chelsea është të hyjë në një negociatë të mundshme me “Uraganin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino, i cili e “dashuron” stilin e lojës, së Kane.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit