13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Gashi: Zhgënjyese që Kurti nuk hyri në dialog me parime të veta, por me të BE-së

- Advertisement -

Analisti politik Astrit Gashi, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se pret të ketë një kryeministër i cili realizon agjenda, por më aftësi diplomatikle dhe politike.

“Nuk po them që kryeministri Kurti duhet të ketë kokëfortësi por megjithatë duhet të tentojë t’i shtyj ato të cilat ka avokuar”, ka thënë Gashi.

Gashi tutje ka shtuar se “nëse Kosova hyn në dialog, kryeministri Kurti duhet të hyj me disa parime të tij dhe çfarë ka ndodhur me Kurtin, ka hyrë në dialog por pa parime të tij”.

“Ka hyrë me parime të përcaktuara nga BE, njëjtë si gjithë të tjerët”, ka thënë analisti Gashi.

Mes tjerash Gashi ka shtuar se ka qenë kundër këtij procesi, “unë do të jem kundër dhe kryeministrit Kurtit që bën një dialog pa parime të tij”.

“Për mua është zhgënjyese që kryeministri Kurti ka hyr në dialog me parime të përcaktuar nga BE dhe nuk ka mund të vendos parime të tij”, ka thënë tutje Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit