17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Gashi: Veprimet në veri, të parëndësishme pa e ditur çfarë Asociacioni po e bëjmë

- Advertisement -

“Veprimet në veri janë të parëndësishme pa e ditur çfarë Asociacioni po e bëjmë. Pra, nëse ne e bëjmë ne një Asociacion qysh na u ka prezantuar, krejt ato veprime në veri janë të panevojshme, edhe pa efektivë. Sepse ne e kemi ndërtuar një “Republikë Serbe”, një mini-Serbi brenda Kosovës”.

Kështu ka deklaruar analisti politik, Astrit Gashi, teksa ka theksuar nevojën për të kuptuar se çfarë po bëhet në kuadër të mosthemelimit të Asociacionit, siç është prezantuar drafti i fundit nga evropianët.

“Për çfarë shtrije të sovranitetit jemi duke folur, për çfarë luftimi të krimit të organizimi jemi duke folur, jemi duke folur për luftim të krimit të organizim që i bën problem Zajednicës më nuk i bën problem Kosovës, natyrisht i bën problem nëse e sheh, por si të themi  ajo është problem i huaj, jena duke folur për dogana, ku mjetet e doganave i merr Asociacioni, dhe i menaxhon. Pra po, krejt këto luajnë rol dhe janë pozitive, nëse nuk bëhet Asociacioni i tillë çfarë është prezantuar, nëse behet i tillë çfarë është prezantuar për mua këto kurrfarë rëndësie nuk kanë”, ka deklaruar Gashi.

Po ashtu, ai ka thënë se edhe nëse flamuri i Kosovës vendoset në institucionet në veri të vendit, nuk ka kuptim nëse themelohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

“Vendosja e flamurit të Kosovës në institucionet në veri ka kuptim vetëm pa flamurin e Asociacionit me kompetencat që i ka. Dhe nuk ka kurrfarë kuptimi flamuri atje nëse bëhet Asociacioni. Nuk e ka kuptimin e njëjtë”, ka deklaruar Gashi, në Debat Plus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit