28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Gashi: Serbia ka hequr dorë nga NATO-ja

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë që Serbia ka hequr dorë nga anëtarësimi në NATO.

Ai foli për këtë çështje teksa adresoi deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova.

“Nëse realisht i referohemi deklaratës së publikuar në portale, nuk mund të konstatoj se në çfarë konteksti e ka përdorur, por nëse e ka përdorur në kontekstin e kushteve të cilat duhet shtetet t’i plotësojnë për të qenë anëtare, Serbia jo vetëm që ka deklaruar që nuk do të jetë asnjëherë anëtare e NATO-s, realisht ajo ka hequr dorë për të qenë anëtare e Aleancës Atlantike të Veriut, por nuk e plotëson asnjë kusht mbi të cilin funksionon kjo organizatë”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Realisht nuk plotëson standardet që duhet t’i plotësojë një shtet për të qenë anëtare t’u u mbështetë në përcaktimet destruktive që i ka dhe vizionin e saj për shtetet fqinje, dhe rajonin në përgjithësi”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit