12.8 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Gashi: Qeveria Kurti fajtore absolute për përjashtimin e Kosovës nga agjenda e KiE-së

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Gashi e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për përjashtimin e Kosovës nga agjenda për anëtarësim në KiE.

Gashi në “Debat Plus”, tha se Qeveria Kurti nuk duhet të befasohet me kushtin për Asociacionin sepse sipas tij e ka ditur këtë.

Ai tha se ky kusht nuk është fer, por që sipas tij rregullat nuk i përcakton Kosova.

“Këto shtete janë mësu që ti e shkel fjalën e dhënë. A është në rregull çfarë po bën KiE ndaj Kosovës? Jo. Nuk është dashtë të jetë kusht. Mirëpo, pse e ke pranu në letër, kur e ke pranu në letër që ia ke kthy Bakoyannis, ti ke pranu që ne po e kushtëzojmë këtë lëvizje, tash kjo ka marrë një formë që e ka marrë. Për këtë është fajtore absolut Qeveria Kurti dhe diplomacia e Qeverisë Kurti”, tha ai.

Ai tha se Qeveria duhet të japë përgjegjësi në lidhje me këtë çështje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit