“Ne kemi punu për rrëzimin e amandamenteve (të Serbisë, Italisë, Hungarisë) tash varet se sa munden qeveria me i mbajt”, tha Gashi në një intervistë për Nacionalen.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tregoi se si vijoi krejt puna e votimit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE; kush-për-çka kontribuoi si dhe çka mund të ndodhë mëpastaj.
“Tash më është nivel qeverish, nuk është më në nivel parlamentesh”, tha Gashi duke elaboruar ecurinë prej para-votimit në Asmable Parlamentare që kaloi suksesshëm e drejt udhës së votimit final.
Gashi foli edhe për telefonatën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, takimi i Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe artikulimit eksplicit të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, të trija këto që përkthehen në: draft-Statuti i Asociacionit për votim final të anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“Është në diskrecion të qeverisë të marrë këto vendime”, tha ai, duke deflektuar të dhënit komente mbi to.
“Për mua ka pasur disa surpriza të pakëndshme të them të drejtën”, tha deputeti teksa tregoi që ndonëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklarime publike të ketë pasur marrë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në KiE, në fakt doli krejt ndryshe.
“Për fat të keq nga 18 anëtarë që i ka Mbretëria e Bashkuar në Asamble Parlamentare vetëm 3 kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës… I kanë 18 anëtarë, dhe 18 zëvendësues, vetëm 3 kanë qenë prezent, dhe një ka votu kundër”, tregoi Gashi i befasuar.
“Por duket që Kurti i ka bindur negativisht anëtarët e delegacionit të MB-së. Sepse prej 18 vetëm 3 kanë qenë përkrahës”.
Por, jo vetëm kaq. Gashi shtjellon edhe se si – sipas tij – nuk është punuar ndonëse është deklaruar se po punohet për t’i bindur disa grupe politike në Asamble Parlamentare.
“Pjesën që ka pas me bë qeveria në aspektin e përkrahjes në Asamble Parlamentare mendoj që ka dështu. Shpresoj që nuk do të ndodhë e njëjta me nivelin qeveritar, sepse po të ndodh kjo do të ishte fatkeqësi e madhe”, tha ajo.
“Ajo çka ka funksionu në Asamble të KiE-së janë grupet politike, dhe në ato grupe politike ne kemi qenë të përfaqësuar si Lidhja Demokratike e Kosovës kanë marrë qëndrim unanim që të përkrahin, përvçe atyre serbë që kanë pasur qëndrim kundër, por shumica e kanë përkrahur”.
“Grupi politik i socialistëve ku është VV, edhe ata kanë marrë qëndrim për me përkrahë dhe grupi ALDE ku janë PDK e kanë përkrahë. Dhe është me rëndësi me kuptu që kryetarët e këtyre tri grupeve politike e kanë bë punën kryesore”, ka thëmë mes tjerash Arben Gashi.