Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar ardhjen edhe të disa autoblindave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, sipas ish-zëvendësministrit tw Punwve tw Brendshme, Bejtush Gashi ato janë blerje nga kontrata e nënshkruar në vitin 2018 dhe kanë ardh sipas dinamikës që planifikoi FSK.
“Blerje të planifikuara sipas kontratës që është nënshkruar me kompaninë amerikane në vitin 2018 dhe kanë ardhë sipas dinamikës që planifikon FSK-së. Momenti ka rastisë. Kjo dinamikë nuk varet prej z. Kurit, ati çka i takon mjetet e planfikuara t’i ndajë të FSK”, ka thënë Gashi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Gashi ka folur edhe për dy nderimin e urave që ka nisur Qeveria e Kosovë mbi lumin Ibër.
Ai ka thënë se këto janë bërë me kërkesë të udhëheqjes aktuale që udhëheqin në komunat veriore.
Por, sipas këto ura nuk do të mund ta kryejnë funksionin që duhet nëse vazhdon presioni ndërkombëtarë.
“Kërkesat për ndërtimin e atyre urave kanë ardhë nga kërkesa e pakicës shqiptare që aktualisht udhëheqin me ato komuna, dhe ky reagim vjen si rezultat i raporteve që Kosova ka me bashkësinë ndërkombëtare, prej themelimit të shtetit nuk i kemi pas raporte më të ulëta të bashkëpunimit ndërkombëtar se tash që i kemi. Këto ura dhe investimet në to, nëse presioni ndërkombëtar vazhdon të jetë i këtij niveli, atëherë nuk mund ta luajnë funksionin që duhet ta luajnë”, ka thënë Gashi.