Analisti Astrit Gashi në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se thirrjet e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës brenda këtyre dy viteve nuk kanë thënë ”s’keni të drejtë’ sepse është vendim kushtetues, por kanë thënë shtyni, rishpalleni se nuk është legjitime.
Sikurse në vendimin e Qeverisë për targat ashtu edhe për zgjedhjet në veri, Gashi ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare e ka pasur reagimin e tyre “keni të drejtë një presje por.
“Në asnjë rast, në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës në dy vitet e fundit nuk kanë thanë s’keni të drejtë. As në çështjen e targave s’kanë thanë se s’keni drejtë. Sepse është vendim kushtetues. As për çështjen e zgjedhjeve në veri nuk kanë thanë se s’keni drejtë. Kanë thanë shtyni, nuk kanë thanë s’keni të drejtë por kanë thanë rishpalleni se s’është legjitime. As për këtë çështje, nuk kanë ndërru tonin në këtë drejtim. Si për gjitha gjërat, keni drejtë, ni presje por. Edhe për targat ka pasur një presje, por. Të shtyhet implementimi, e cili implementim u shty dhe kryeministri tha që është shtyer”, ka thënë Gashi.