9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Gashi kritikon ministrat e Kurtit: Prania e tyre në aksione po i ngjanë parafushatave

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i ka kritikuar ministrat e Qeverisë së Kosovës, të cilët po janë të pranishëm gjatë aksioneve të Policisë së Kosovës.

Gashi thotë se prania e ministrave në aksionin në Zveçan, kur janë larguar billbordet ilegale me simbole serbe i ngjanë një parafushate të mundshme për zgjedhje.

“Këto janë operacione rutinore të Policisë së Kosovës, e cila merr të gjitha veprimet karshi të gjitha atyre simbolikave të cilat janë të dëmshme dhe krijojnë rritim në rrafshin e përgjithshëm. Megjithatë, fama – reputacioni që i është dhënë që është bërë për heqjen e billbordeve, prania e dy ministrave në një aksion të tillë më është dukur pak e hiperbolizuar ose mund të them që i ngjanë një parafushate të mundshme për zgjedhjet që po diskutohen që mund të jenë brenda këtij viti ose në pranverë”, tha ish-ministri i Mbrojtjes së FSK-së në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Profesori i sigurisë thotë se prania e ministrave është e panevojshme, përderisa sipas tij aksionet e tilla janë obligim i Policisë së Kosovës.

“Prania më është dukur që ka qenë e panevojshme, ajo është punë dhe obligim i Policisë së Kosovës… më shumë përngjan si mesazh politik sesa mesazh i dobishëm për të krijuar një klimë të favorshme në tërë territorin e Kosovës, sidomos në ambientet ku jeton popullata me shumicë serbe”, shtoi ai.

Javën e kaluar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë qenë të pranishëm gjatë aksionit kur janë larguar billdordet ilegale me simbole dhe imazhe serbe në Zveçan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit