Avokati Tomë Gashi, përfaqësues juridik i familjes Fejzullahu, për rastin e vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzimit ka deklaruar se mbi aktgjykimin dënues të sotëm do ankohet tek organet kompetente.
Tutje, Gashi ka thënë se me këtë aktgjykim, është vërtetuar sërish se ata që vranë 18 vjeçarin në Podujevë, dhe për këtë ai do kërkojë që dënimi ndaj tyre të jetë maksimal.
“Të cilët kanë qenë të involvuar në vrasjen e Lulzim Fejzullahut, të njëjtat kanë shpallur përgjegjës dhe ka vendosur sikurse në herën e kaluar në maj të këtij viti duke shqiptuar dënim për të miturit njërit në kohëzgjatje prej 10 vitesh dhe tjetrit në kohëzgjatje prej nëntë vitesh. Me këtë vendim të Gjykatës i cili është një vendim i përsëritur për shkak se Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe në rivendosje, vërtetohet se rasti është kthyer në rigjykim për çështje teknike krejtësisht formale dhe jo cka ka ndryshuar gjendja faktike”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, në çdo mënyra të provave vërtetohet vrasja e 18 vjeçarit.
“Gjykata i ka shpallur fajtor për vrasjen e rëndë dhe jo sipas pretendimeve të tyre kinse diçka ka qenë incident momental gjë që është vërtetuar edhe me video ingjizime dhe me prova të tjera që gjithçka i ka paraprijë një sulmi të mëhershëm dhe Gjykata në prizmin tim ka vendosur drejtë. Me këtë Aktgjykim është vërtetuar edhe njëherë se ata që vranë Lulin kanë vepruar në bashkëveprim njëri me tjetrin dhe se vrasjen e rënde e kanë kryer me dashje të plotë. Si avokat – përfaqësues juridik i familjes se Lulit do të paraqes ankesë që dënimi për të dytë të jetë maksimal”, shtoi ai.
Edhe në rigjykim janë konfirmuar dënimet e gjykimit të parë ndaj dy të miturve që e shkaktuan vrasjen e 18-vjeçarit. E.K. është dënuar me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë A.A. me 9 vjet burgim.