5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gashi ia kujton Konjufcës se ia kanë marrë një deputet, ai ia kthen “Na ke ndihmu, bravo të qoftë”

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në lidhje me zëvëndësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, ai ka thënë se është e drejtë e partisë që ta bëjë këtë gjë.

Megjithatë, është shprehur se njëherë një gjë e tillë Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i ishte lejuar dhe i ka përmendur kryeparlamentarit Glauk Konjufca se u VV-së u është marrë një deputet nga LDK-ja.

“Është e drejtë e partisë që t’i zëvëndësojë deputetët në komisione. Është vendosur më herët, në legjislaturën e kaluar një precedent i keq i Lëvizjes Vetëvendosje, kur ne si LDK kemi dashur të zëvëndësojmë një deputet për shkak të mungesës shëndetësore, që ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk na keni lejuar”.

“Gjithsesi unë mendoj që u takon juve, është e drejtë e juaja, por meqenëse ne e kemi marrë një deputet nga ju, nuk po duam të ndërhyjmë në çështjet tuaja të brendshme, le t’iu mbetet juve të zgjedhni”, është shprehur ai.

Në lidhje me këtë, Gashi mori nga Konjufca një përgjigje e cila është përcjellur me të qeshura, përcjell Klankosova.

“Na ke ndihmu. Bravo të qoftë”, ishte përgjigja e Konjufcës.

“Gjithsesi unë mendoj që u takon juve, është e drejtë e juaja, por meqenëse ne e kemi marrë një deputet nga ju, nuk po duam të ndërhyjmë në çështjet tuaja të brendshme, le t’iu mbetet juve të zgjedhni”, është shprehur ai.

“Na ke ndihmu. Bravo të qoftë”, ishte përgjigja e Konjufcës që shkaktoi të qeshura në Kuvend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit