15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Gashi: Është gabim t’i besohet Albin Kurtit, e ka pranuar Zajednicën

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Gashi, ka thënë në “Debat Plus” se askush nuk duhet t’i besojë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gashi tha se Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe se sipas tij, kjo ka qenë ajo që ka kërkuar edhe Serbia.

“Është nivel i tretë, është vetëmenaxhimi, është Zajednica. Kjo është ajo që e ka kërkuar Serbia, natyrisht ka kërkuar më shumë, me pas policinë e sistemin juridik e nuk iu kanë pranuar”, tha ai.

Gashi tha se Kurti tërë karrierën politike e ka ndërtuar duke e kundërshtuar Asociacionin, e tash sipas tij, po e pranon.

“Kjo është ajo që Albin Kurti e ka ndërtuar krejt karrierën politike mos ta bëjë. Prej që është gjallë, prej protestave e që ka hyrë në qeveri, kjo ka qenë lufta kryesore e tij, e tash po mundohet me shitë se është e mirë…”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit