12.1 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Gashi arsyeton mungesat e VV-së në seanca: Bojkoti, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, të thirrura nga opozita.

Avokati, Tomë Gashi thotë se bojkoti i këtyre seancave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend është taktikë që të largohet nga debatet që nuk sjellin asgjë pozitive.

“Kemi dëgjuar lloj lloj fyerjesh mendoj që kjo mund të jetë një prej arsyeve për temat që nuk janë fare aktuale. Besoj që është një taktikë e Vetëvendosjes që të largohet nga debatet që nuk i sjellin mirë askujt”, deklaroi Gashi.

Nëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës, dëgjojmë lloj lloj fyerjesh ndaj kryeministrit e ata që e fyejnë në metodat më të vrazhda me epitete të rënda për një udhëheqës shtetëror, për kryeministrin e të gjithëve. Jo të ofendohet me gjëra të tilla duke e quajtur spiun i Serbisë e tradhtar….”, shtoi Gashi në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit