19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Gashi, Aliut: Mes viteve 2008-2012 janë ndërtuar 1200 km rrugë, e ju për katër vjet asnjë projekt të përfunduar

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi sfidoi ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu për mungesën e progresit të qeverisë në përfundimin e projekteve të infrastrukturës rrugore.

Gashi theksoi se nga viti 2008 deri në vitin 2012, me një buxhet dukshëm më të vogël, Kosova arriti të ndërtojë 1200 kilometra rrugë.

“Qysh prej 2008/2012 janë ndërtu 1200 km rrugë me 600 milionë buxhet, e ju jo? Qysh është e mundur që mes 2008 e 2012, kur buxheti i shtetit ka qenë 600 milionë euro, e me larg më pak përvojë shtetërore janë bë 1 mijë e 200 kilometra rrugë, e ju për katër vjet me kaq pompozitet asnjë projekt të përfundum. Mundet me u kuptu që ka telashe, s’janë të lehta, por një punë me marrë prej A-së deri në Zh.” – pyeti Gashi.

Gashi gjithashtu ngriti shqetësimet për projektin në vazhdim të rrugës Prizren-Tetovë, duke akuzuar ministrinë për fillimin e ndërtimit pa siguruar lejet e nevojshme apo duke shqyrtuar nëse qeveria maqedonase është e gatshme të bashkëpunojë.

“Tash projekti Prizren-Tetovë. P.sh a ka ai projekt leje? Gjithë infrastrukturën përcjelljëse me ba atë projekt? Me dije time as nuk keni leje. E dyta, Qeveria e Maqedonisë që e ndihmuat ju me ardhë në pushtet po thotë s’e kemi ndërmend me vazhdu. Ti e çon rrugën deri 5 km para kufinit, pastaj çka? Pse e keni nis këtë projekt mas pari? Qysh e nis kur s’e din çka bën ana tjetër?” – tha ai në “Debat Plus”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit