6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Gara për titull vazhdon mes Ballkanit e Dritës

- Advertisement -

Këtë javë luhet xhiro e 35-të në Superligën e Kosovës, pjesë e së cilës janë disa ndeshje interesante.

Gara për titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar vazhdon ende, me Ballkanin e Dritën që po luftojnë për vendin e parë.

Ballkani në këtë xhiro pret skuadrën e Ferizajt, me sfidën që do të luhet në Therandë.

“Portokallezinjtë” kërkojnë fitore që të jenë sa më afër titullit të dytë radhazi në Superligë, gjersa skuadra ferizajase synim kryesor ka mbetjen në ligë pa barazh.

 

Skuadra tjetër që po lufton për titull, Drita mirëpret në Gjilan ekipin e Malishevës.

 

Klubi bardhekaltër në dy ndeshjet e fundit ka lëshuar pikë të rëndësishme, teksa me fitore në këtë ndeshje dëshiron të vazhdojë ëndrrën për titullin e katërt në histori të këtij klubi.

Malisheva, e drejtuar nga Bylbyl Sokoli me fitore pothuajse do të siguronte mbijetesën në Superligë.

Gjilanin kjo xhiro e gjen si mysafir i Llapit në Podujevë, me “Skifterat” që po mundohen të sigurojnë vendin e tretë në tabelë me një fitore në “Zahir Pajaziti”.

Llapi, i cili tashmë ka mbetur pa objektiva, po kërkon fitoren pas gjashtë ndeshjeve në ligë pa fituar.

Ekipi kryeqytetas, Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës, e cila tashmë ka rënë në Ligën e Parë.

Ndeshja që luhet në “Fadil Vokrri”, ka rëndësi të madhe për Prishtinën, pasi me fitore shpreson që të përfundojë në vendin e katërt.

Dukagjini – Trepça ’89, dy klubet hyjnë në këtë takim me objektiva të ndryshme.

Dukagjini i Armend Dallkut po lufton për ta mbajtur pozitën e katërt, me shpresën që do të kualifikohet në Evropë, gjersa ’89-shi ka synim që të zë barazhin.

Të gjitha këto ndeshje do të luhen ditën e shtunë me fillim nga ora 15:00.

Tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit kosovar i prin Ballkani me 69 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Drita me 67 pikë. Vendin e tretë që të dërgon në Evropë e zë Gjilani me 52 pikë.

Në pozitën e barazhit është Ferizaj me 38 pikë, teksa vendin e e 9-të dhe të 10-të i zënë ’89-shi dhe Drenica.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit