14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

GAP e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Bedri Hamza me 92.6 për qind të premtimeve në realizim e sipër

- Advertisement -

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.

Sipas raportit të GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut që drejtohet nga Bedri Hamza është një prej komunave me numrin më të madh të premtimeve të realizuara, ndonëse mandat i mbetur nga qershori 2024 deri në fundin e vitit 2025 kur priten të mbahen zgjedhjet janë rreth 1 vit e gjysëm.

Për këtë ka shkruar edhe Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, i cili ka thënë se me 92.6 % të premtimeve të realizuara ose që janë në realizim e sipër, në vetëm 2 vite e gjysëm të qeverisjes së tij, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është kampion i realizimit të premtimeve.

“Sipas matjeve të Institutit GAP, 69 premtime të përmbushura, 15 gjysëm të përmbushura, 30 të filluara nga 123 premtime gjithsej. Kryefjala është puna!”, ka shkruar Shabani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit